Kushtet e përdorimit dhe privatësia
Kush e shet
Stoma 362 (stoma.dentale.al) ofrohet nga Dentale AL. Kontakt: WhatsApp +355698341330.
Çfarë blen
Akses online në aplikacionin e studimit Stoma 362 për 1 vit nga dita kur krijon llogarinë me kodin e pagesës. Aplikacioni përdoret në faqe, me internet; përgjigjet nuk shkarkohen dhe nuk ruhen në pajisje.
Llogaria është personale dhe e përdor vetëm një person. Lidhet me 2 pajisje dhe përdoret në njërën njëkohësisht. Një pajisje e lidhur mund të zëvendësohet nga faqja e hyrjes 1 herë gjatë periudhës së aksesit; ndryshime të tjera i bëjmë ne, me kërkesë. Për të mbrojtur përmbajtjen, numri i pyetjeve që hapen në një orë është i kufizuar. Ndarja e llogarisë, kopjimi ose shpërndarja e përmbajtjes nuk lejohen dhe mund të çojnë në çaktivizimin e llogarisë pa rimbursim.
Përmbajtja
Përgjigjet në aplikacion janë teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, i riprodhuar fjalë për fjalë. Skemat janë ndihmë vizuale dhe nuk zëvendësojnë tekstin. Stoma 362 është një mjet studimi i pavarur dhe nuk ka lidhje me universitetet apo institucionet që organizojnë provimin.
Pagesa dhe rimbursimi
Pagesat me kartë kryhen përmes Stripe; ne nuk i shohim të dhënat e kartës. Pagesat me transfertë ose POK konfirmohen me dorë dhe kodi dërgohet pas konfirmimit. Nëse aplikacioni nuk funksionon në pajisjen tënde, na shkruaj brenda 7 ditëve nga blerja dhe ta kthejmë pagesën.
Të dhënat që ruajmë
Emrin, email-in dhe fjalëkalimin e llogarisë (fjalëkalimi ruhet vetëm i koduar, në mënyrë që as ne të mos e shohim), kontaktin që jep gjatë pagesës, kodin e pagesës, një identifikues për çdo pajisje të lidhur (me llojin e pajisjes dhe kohën e hyrjes së fundit), cilat pyetje hap dhe kur (ruhet 3 ditë, për kufirin e përdorimit) dhe progresin e studimit (vlerësimet, shënimet dhe historikun e ushtrimeve). I përdorim vetëm për të dhënë aksesin, për të mbrojtur përmbajtjen dhe për të ruajtur progresin. Të dhënat ruhen te ofruesit tanë të hostimit dhe të bazës së të dhënave (Vercel, Neon) dhe, për pagesat me kartë, te Stripe. Nuk i shesim dhe nuk i ndajmë me palë të tjera.
Faqja përdor vetëm cookie të domosdoshme: një për seancën dhe një për të njohur pajisjen. Mund të kërkosh në çdo kohë një kopje ose fshirjen e të dhënave të tua duke na shkruar në WhatsApp +355698341330.