Na realizo praktikisht vendosjen e Rubber dam
Hapet nje vrime e madhe 2.5 cm nga cepi i rubberdam dhe nje ne qender te diges, vendoset diga mbi gojen e pacientit deri ne septum nazale, mbahet diga tek fytyra e pacientit me gishtin e madh dhe te mesit. Vendoset nje kllape tek nje nga premolaret ne menyre qe diga te mbuloje krejtsisht kuroren e dhembit. Kjo nuk shkakton shqetesim tek pacienti pasi diga qendron si jastek midis gingives dhe kllapes. Vendoset nje kllape tjeter tek premolari simetrik. Mberthehet diga tek cepat e korizes young, shtyhet diga mbi dhembin qe do operohet, vendoset nje kllape ivory, vendoset kanjula e aspiratorit ne vendin e duhur poshte diges pa i dhene shqetesime pacientit.
Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.