Stoma 362
2

Tregoni kriteret dhe detyrimet e anetareve te U.S.SH.

Kriteret e anetareve te urdherit

1. Janë anëtarë të Urdhrit të Stomatologut të gjithë stomatologët që ushtrojnë profesionin e stomatologut në Republikën e Shqipërisë dhe përmbushin kriteret e mëposhtme:

a) të jenë shtetas shqiptarë;

b) të kenë diplomën e stomatologut, të lëshuar nga institucioni i arsimit të lartë brenda apo jashtë shtetit, i njohur nga ministria përgjegjëse për arsimin;

c) në momentin e kërkesës për anëtarësim, të mos jenë të dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale;

ç) të njohin dhe të zotohen me shkrim që do të zbatojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi, statutin dhe Kodin Etik dhe Deontologjik Stomatologjik.

2. Stomatologut, shtetas i huaj, që të ushtrojë profesionin si rezident në Shqipëri apo i atashuar në një institucion shëndetësor, ku vjen periodikisht për ushtrimin e profesionit, i duhet edhe:

a) leja e qëndrimit dhe leja e punës në Republikën e Shqipërisë;

b) certifikata e mirësjelljes (Good Standing Certificate) nga urdhri/dhoma apo shoqata e stomatologëve të vendit të vet, ku vërtetohet se është i regjistruar, e ushtron profesionin dhe se nuk ka masa ndëshkimore;

c) njësimi (konvalidimi) i diplomës dhe certifikatave të specializimeve të kryera prej tij/saj;

ç) rekomandimi nga një specialist vendas i së njëjtës fushë, anëtar i Urdhrit të Stomatologut;

d) njohja e gjuhës shqipe, e vërtetuar me dëshmi nga një autoritet i licencuar nga shteti. Stomatologu jorezident detyrimisht duhet të punojë me përkthyes.

3. Procedura e anëtarësimit dhe ndërprerjes së anëtarësisë përcaktohet në statutin e Urdhrit të Stomatologut, i cili miratohet nga Këshilli Kombëtar.

4. Ndihmës stomatologët regjistrohen në një regjistër të veçantë të Urdhrit. Ndihmës stomatologu për t’u regjistruar në Urdhrin e Stomatologut duhet të plotësojë këto kritere:

a) të ketë një diplomë për ndihmës stomatolog, të njohur nga ministria përgjegjëse për arsimin.

b) në momentin e kërkesës për anëtarësim, të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një krimi apo për kryerjen e një kundërvajtjeje penale.

c) të njohë dhe të zotohet me shkrim që do të zbatojë kërkesat e legjislacionit në fuqi, statutin dhe Kodin Etik Deontologjik Stomatologjik. Procedura e regjistrimit të ndihmës stomatologëve në urdhër përcaktohet në statutin e Urdhrit të Stomatologut.

5. Urdhri, me akte të veçanta, përcakton mënyrën e regjistrimit të anëtarëve, të evidentimit e të mirëmbajtjes së regjistrave, përmbajtjen e tyre dhe formën e shkresave, vërtetimeve e akteve të tjera, si dhe vulën e Urdhrit, në bazë të evidencës zyrtare.

Detyrimet e anëtarëve të Urdhrit

1. Asnjë individ nuk mund të ushtrojë profesionin e stomatologut dhe të ndihmës stomatologut në sistemin e kujdesit shëndetësor, publik apo privat, në Republikën e Shqipërisë, pa qenë anëtar i Urdhrit të Stomatologut dhe pa qenë i pajisur me licencën për ushtrimin individual të profesionit, të lëshuar nga ky organizëm.

2. Anëtari i Urdhrit ka këto detyrime:

a) të ushtrojë profesionin dhe të ketë sjellje profesionale në përshtatje me kërkesat dhe standardet e legjislacionit shqiptar në fushën e shëndetësisë, Statutin e Urdhrit të Stomatologut dhe Kodin Etik Deontologjik Stomatologjik.

b) të punojë pa ndërprerje për rritjen e standardeve profesionale dhe të cilësisë së kujdesit shëndetësor në institucionin ku punon dhe të marrë pjesë rregullisht në programet e edukimit në vazhdim mjekësor.

c) të paguajë rregullisht kuotizacionet e anëtarësisë, tarifat e regjistrimit, të dhënies së të drejtës së ushtrimit të profesionit dhe shërbime të tjera administrative në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore, në zbatim të tij.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Kjo pyetje ka edhe skemë interaktive dhe ushtrime (plotëso boshllëqet, rendit hapat). Hapi në demon falas.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Etika & Legjislacioni →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.