Stoma 362
5

Marredheniet midis mjekeve stomatolog. Tregoni qendrimin tuaj ne kete rast.

Marrëdhëniet midis mjekëve stomatologë duhet të bazohen në principet e një shoqërie të mirë dhe respekti reciprok. Mjeku stomatolog duhet të sillet ndaj kolegëve të tij me korrektësi e ndershmëri, duke ruajtur e duke mos cënuar dinjitetin e asnjërit, ashtu siç do të dëshironte, që ata të silleshin ndaj tij. Mjekut stomatolog nuk i lejohet të përgojojë kolegët e tij, me qëllim që të ulë autoritetin dhe personalitetin e tyre përpara të sëmurëve dhe publikut, duke i dëmtuar në ushtrimin e profesionit, si dhe në marrëdhëniet dhe besimin e të sëmurëve ndaj tyre. Asnjë mosmarrëveshje midis mjekësh nuk duhet të çojë në polemika publike, ato duhet të zgjidhen vetëm në rrugën e pajtimit, në rast nevoje edhe me ndërmjetësinë e autoriteteve institucionale apo të Urdhrit të Stomatologut.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Kjo pyetje ka edhe skemë interaktive dhe ushtrime (plotëso boshllëqet, rendit hapat). Hapi në demon falas.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Etika & Legjislacioni →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.