Stoma 362
7

Ruajtja e sekretit profesional. Thuaj qendrimin tend.

Ruajtja e sekretit Të dhënat, që mjeku stomatolog mëson rreth të sëmurit të tij gjatë kryerjes së detyrës, konsiderohen të fshehta mjekësore dhe përbëjnë sekret profesional. Me dëshirën e të sëmurit dhe në interes të tij, mjeku është i detyruar të mbajë të fshehtë edhe ndaj familjarëve e personave të tjerë gjithçka që i është besuar dhe gjithçka ka parë e dëgjuar gjatë punës së tij me të sëmurin. Madje edhe pas vdekjes të të sëmurit, me përjashtim të rasteve kur ajo përbën rrezik për shëndetin dhe jetën e të tjerëve, mjeku duhet të mos zbulojë sekretin profesional.

Zbulimi i sekretit Mjekut Stomatolog i lejohet të zbulojë të fshehtat mjekësore të të sëmurit, vetëm në rastet kur fshehja e tyre rrezikon jetën e të sëmurit, ose kur kërkohet nga një organ i njohur me ligj. Kur mjeku stomatolog përdor të dhënat mjekësore të të sëmurit të tij për t’i publikuar, ai është i detyruar që identiteti i të sëmurit të mos zbulohet.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Kjo pyetje ka edhe skemë interaktive dhe ushtrime (plotëso boshllëqet, rendit hapat). Hapi në demon falas.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Etika & Legjislacioni →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.