Tregoni disa nga masat disiplinore qe ju jep komisioni disiplinor gjate nje gjykimi disiplinor.
1. Pranë Këshillave Rajonale dhe Këshillit Kombëtar funksionojnë Komisionet Disiplinore, si organizma të gjykimit profesional. Komisioni Disiplinor Rajonal përbëhet nga 7 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Rajonal. Komisioni Disiplinor Kombëtar përbëhet nga 9 anëtarë të zgjedhur nga Këshilli Kombëtar.
2. Mënyra e ngritjes dhe e funksionimit të Komisioneve Disiplinore përcaktohet në Rregulloren e Gjykimit Profesional, e cila miratohet nga Këshilli Kombëtar.
3. Komisioni verifikon dhe shqyrton ankesat e çdo personi për shkeljet e Kodit Etik Deontologjik Stomatologjik, si dhe për gabime profesionale të anëtarëve të Urdhrit të Stomatologut.
4. Komisionet disiplinore, pranë Këshillave Rajonalë, ushtrojnë kompetenca disiplinore të shkallës së parë. Vendimet e tyre janë të apelueshme në Komisionin Disiplinor të Këshillit Kombëtar, i cili ushtron kompetenca disiplinore të shkallës së dytë.
a) Vërejtje me shkrim;
b) Vërejtje me paralajmërim;
c) Gjobë, nga 1.500 — 100.000 lekë;
d) Propozim për shkarkim nga funksione drejtuese në institucione shëndetësore.
e) Pezullim nga e drejta e zgjedhjes në organet drejtuese të Urdhrit të Stomatologëve deri në 3 (tre) vjet;
f) Përjashtim i përkohshëm nga Urdhri i Stomatologëve për një periudhë deri në 3 (tre) vjet.
Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.