Identifiko instrumentarin baze dhe materialet per realizimin e nje suture.
Sutura e llojeve te ndryshme, klema, pinceta, bisturi - portbisturi, portage-age, gershere, garza.
Teknikat e suturimit intraoral jane: Suture e nderprere, suture e vazhduar (e thjeshte dhe komprimuese), suture dyshek (horizontale dhe vertikale), suture X. Format e ageve, te perdorura me se shumti ne kirurgjine dento-alveolare jane: te rrumbullakta, ovale, trekendeshe me nje teh preres, trekendeshe me dy tehe preres. Sipas formes dhe gjatesise, aget per suture ndahen ne: ¼ e rrethit, 3/8 e rrethit, ½ e rrethit, ¾ e rrethit. Llojet e suturave ne vartesi te materialit i ndajme: te rezorbueshme(me rezorbim te shpejte dhe te vonuar), te parezorbueshme, monofilament dhe multifilament.
Ne varesi te diametrit i ndajme ne: 1-0, 2-0, 3-0, 4-0, 5-0, 6-0.
Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.