Thoni qendrimin tuaj ne rastin e gabimit te kolegeve tuaj.
Në rast se mjeku stomatolog vihet në dijeni të një sjellje të padenjë të një kolegu, e cila nuk përputhet me normat e etikës mjekësore stomatologjike, ai e ka për detyrë t’ia vërë në dukje këtë vetëm kolegut të tij dhe autoriteteve drejtuese të institucionit dhe/ose Urdhrit të Stomatologut. Atij nuk i lejohet të diskutojë për këtë me të sëmurët, me familjarët, apo me kolegë dhe persona të tjerë.
Mjeku Stomatolog është i detyruar të mos heshtë dhe të mos qëndrojë indiferent përpara gabimeve që mund të bëhen nga bashkëpunëtorët, ose personeli tjetër ndihmës. Ai duhet t’i trajtojë ato me takt, pa cënuar dinjitetin e asnjërit dhe asnjëherë përpara të sëmurit, familjarëve, apo personave të tjerë. Mjeku stomatolog, për gjithçka që e konsideron të gabuar e në dëm të punës dhe shëndetit të individit, apo publikut, duhet ta diskutojë me autoritetin drejtues të institucionit dhe/ose të Urdhrit të Stomatologut.
Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.