Stoma 362
11

Tregoni qendrimin tuaj ne raportin mjek-mjek dhe mjek-pacient.

Raportet e ndërsjellta të mjekut me mjekun kurues dhe me të sëmurin duhet të jenë korrekte, të sinqerta dhe të ndershme, në respekt të të cilave mjekët duhet të zbatojnë këto rregulla dhe parime etike:

1. Kur mjekut stomatolog i kërkohet ofrimi i kujdesit mjekësor për një të sëmurë, i cili ka si mjek stomatolog kurues një tjetër koleg, ai:

  1. a.Nëse i kërkohet ta marrë në trajtim mjekësor si mjek stomatolog kurues, mund ta pranojë me dijeninë e mjekut stomatolog tjetër kurues, kur vetë i sëmuri kërkon të heqë dorë nga ky i fundit;
  2. b.Nëse i kërkohet thjesht një këshillim, por jo të ndryshojë mjekun stomatolog kurues, i propozon një konsultim të përbashkët me mjekun stomatolog kurues. Në qoftë se nuk është dakord, i jepet këshillimi i kërkuar dhe nëse është e nevojshme, i ofron trajtim mjekësor urgjent. Në përfundim, me pëlqimin e të sëmurit, për gjithçka informohet mjeku stomatolog kurues.
  3. c.Nëse një i sëmurë paraqitet, sepse i mungon mjeku stomatolog i tij kurues, atij i sigurohet kujdesi mjekësor i nevojshëm, deri në kthimin e mjekut stomatolog të tij kurues. Këtij të fundit, me pëlqimin e të sëmurit, i jepet informacioni i nevojshëm.

2. Në qoftë se një i sëmurë, ka ardhur pa rekomandimin dhe dijeninë e mjekut stomatolog të tij kurues, është detyrim etik dhe në interes të të sëmurit, që mjeku stomatolog, pasi të ketë marrë pëlqimin e tij, të hyjë në kontakt me mjekun stomatolog kurues me qëllim që të shkëmbejnë mendimet e tyre.

3. Një mjeku stomatolog konsulent që ka ekzaminuar një të sëmurë së bashku me kolegun apo kolegët e tij, nuk i lejohet që me iniciativën e vet të ekzaminojë përsëri këtë të sëmurë në vazhdim të së njëjtës sëmundje, pa praninë e mjekut stomatolog kurues, ose miratimin e tij, përveçse në rast urgjence.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Kjo pyetje ka edhe skemë interaktive dhe ushtrime (plotëso boshllëqet, rendit hapat). Hapi në demon falas.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Etika & Legjislacioni →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.