Si do te jete qendrimi juaj me koleget ne rastet e konsultave.
1. Këshillimi dhe konsultimi me kolegun, kur e kërkojnë rrethanat e të sëmurit është praktikë që duhet ndjekur e respektuar si e domosdoshme, jo vetëm në interes të trajtimit më të mirë të të sëmurit, por edhe të rritjes së integritetit dhe formimit profesional të mjekëve.
2. Është e palejueshme për mjekët stomatologë, madje e dënueshme, që konflikte apo mosmarrëveshje personale midis tyre, të bëhen shkas për të hezituar në thirrjen e konsultës apo pjesëmarrjen në të.
3. Kur mjeku stomatolog do të organizojë një konsultë, ai pasi e ka informuar paraprakisht të sëmurin me hollësi për konsultën dhe mjekun stomatolog, apo mjekët stomatologë që do marrin pjesë, merr pëlqimin e tij si për konsultën dhe për mjekët stomatologë, të cilët vetë i sëmuri mund të propozojë, me kusht që zgjedhja e të sëmurit mos të dëmtojnë shëndetin e tij. Kur mjeku stomatolog beson dhe është i bindur se nuk duhet të miratojë zgjedhjen e bërë nga i sëmuri, apo të afërmit e tij, ai e refuzon këtë.
4. Në përfundimin e një konsulte midis dy, a më shumë mjekësh stomatologë është rregull, që konkluzionet e tyre të formulohen me shkrim dhe të firmosen nga mjeku kurues dhe konsulentët.
Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.