Stoma 362
13

Qendrimi juaj mbi eksperimentet klinike.

Mjekut stomatolog nuk i lejohet të udhëheqë apo të marrë pjesë në kërkime, apo eksperimente shkencore, bio-mjekësore, me përjashtim të rasteve, kur një gjë e tillë është e parashikuar në ligj, apo akte të tjera të ligjshme. Mjeku stomatolog, që merr përsipër një punë kërkimore me qëllim parandalues, diagnostikues apo mjekues, ku përfshihen të sëmurë apo vullnetarë, detyrimisht paraqet projektin përpara një komisioni të posaçëm të bioetikës, kompetent e të pavarur, për të vlerësuar përligjien shkencore, pranueshmërinë etike dhe për ta miratuar. Mjeku stomatolog duhet të informojë me kujdes personin, apo personat e përfshirë në projekt mbi objektin e punës kërkimore, dobitë e pritshme, pasojat dhe dëmet e mundshme dhe t’iu marrë pëlqimin. Në qoftë se marrja e pëlqimit është e pamundur për shkak të paaftësisë fizike, mendore apo të moshës së pacientit, pëlqimi mund të merret nga të afërmit.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Etika & Legjislacioni →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.