Stoma 362
14

Qendrimi juaj mbi kushtet e ushtimit profesional. Mjekesia si biznes, reklama dhe publiciteti.

Vendi ku mjeku stomatolog është instaluar për të ushtruar profesionin, duhet të ketë mjedis të përshtatshëm pune, pajisje mjekësore dhe teknike, të cilat i përgjigjen dhe i përshtaten natyrës së akteve mjekësore parandaluese, diagnostikuese dhe terapeutike që ai praktikon. Mjeku stomatolog nuk duhet të ushtrojë profesionin në kushte e rrethana që kompromentojnë sigurinë e të sëmurëve dhe cilësinë e kujdesit ndaj tyre dhe publikut.

1. Mjekut stomatolog nuk i lejohet të hyjë dhe të veprojë në ortakëri me farmacistë, stafet ndihmuese, apo persona të tjerë për qëllime fitimprurëse të paligjshme.

2. Mjekut stomatolog nuk i lejohet të praktikojë stomatologjinë si biznes. Ai e ka kategorikisht të ndaluar të bëjë vizita, apo konsultime në lokale e mjedise tregtare, ku tregtohen medikamente, produkte, aparatura, a pajisje të tjera mjekësore.

3. Mjeku Stomatolog e ka kategorikisht të ndaluar reklamimin, publicitetin e çfarëdo lloji për arsye përfitimi.

4. Mjeku Stomatolog e ka kategorikisht të ndaluar reklamimin, publicitetin e çmimeve në media elektronike, atë të shkruar, vizive, televizive dhe radiofonike për arsye përfitimi.

5. Mjeku Stomatolog e ka kategorikisht të ndaluar publikimin e çmimeve jashtë ambienteve ku kryen shërbimin.

6. Në çdo rast të shkeljeve të pikave si më sipër, apo që bien ndesh me Kodin e Etikës Deontologjike Stomatologjike dhe betimin e Mjekut, mjekët stomatologë do të penalizohen sipas ligjeve në fuqi.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Etika & Legjislacioni →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.