Stoma 362
16

Kushtet e ushtrimit profesional. (Marrja e licenses).

Vendi ku mjeku stomatolog është instaluar për të ushtruar profesionin, duhet të ketë mjedis të përshtatshëm pune, pajisje mjekësore dhe teknike, të cilat i përgjigjen dhe i përshtaten natyrës së akteve mjekësore parandaluese, diagnostikuese dhe terapeutike që ai praktikon. Mjeku stomatolog nuk duhet të ushtrojë profesionin në kushte e rrethana që kompromentojnë sigurinë e të sëmurëve dhe cilësinë e kujdesit ndaj tyre dhe publikut. Viti i stazhit duhet bere per 12 muaj, dhe mjeku mbikeqyres duhet te kete mbi 5 vite qe e ka marre licensen dhe qe ushtron profesionin. Koha e punes se stazhit eshte 8 ore ne dite, dhe per cdo muaj plotesohen te dhenat e ecurise se stazhierit ne librezen e marre nga urdhri i stomatologut. Ne perfundim te vitit firmoset dhe vuloset nga mjeku udheheqes dhe dorezohet tek urdhri i stomatologut. Mjeku stomatolog e ka të ndaluar të kërkojë, apo të pranojë dhurata, apo financime të papërligjura dhe kompromentuese nga kompani, firma, apo individë që tregëtojnë medikamente, pajisje, apo materiale të tjera mjekësore, me përjashtim të financimeve të përligjura vetëm për veprimtari të akredituara, të cilat organizohen në funksion të edukimit dhe formimit profesional të stomatologëve.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Kjo pyetje ka edhe skemë interaktive dhe ushtrime (plotëso boshllëqet, rendit hapat). Hapi në demon falas.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Etika & Legjislacioni →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.