Stoma 362
202

Perkufizoni cfare kuptojme me nje klase te I, II dhe III-te dentare dhe skeletike?

Klasa I

Skeletale: kemi marrdhenie normale ku anomalia kufizohet vetem tek dhembet.

Anomalia e klasës së I sipas Angle: është atëherë kur molarët okludojnë në klasë të I (Kuspidi mezio-vestibular i molarit të parë superior okludon në fosën qëndrore të molarit të parë inferior), duke lënë dhëmbët e tjerë në kafshim jonormal.

Klasa II

Forma dentare bazohet ne klasifikimin e Angle, overjet pozitiv, molari I maksilar eshte ne pozicion me te avancuar ne raport me inferiorin, kanini maksilar eshte ne pozicion me te avancuar ne raport me inferioret.

Forma skeletike bazohet ne ndryshimet e raporteve te dhembeve qe rezultojne nga defektet e rritjes se maksiles dhe mandibules.

Klasa e II – 1

Distokluzion i molareve, klasa e II kanine, incisive maksilare te proklinuar, dendesime dhe/ose hapesira, overjet i moderuar pozitiv, overbite normal/i thelle/ i hapur.

Klasa e II – 2

Incizive maksilare centrale/ laterale te retroklinuar, laterale/kanine maksilare te flektuar vestibularisht, overbite i thelle, lloj skeletal hipodivergjent, lartesia e poshtme anteriore e shkurter.

Klasa e III

Te gjitha llojet e anomalise klasa 3 karakterizohen nga disa karakteristika te perbashketa

-kafshim i kryqezuar frontal

-profil konkav

Forma dentare bazohet ne klasifikimin e Angle, ku kemi overjet negative, molari I mandibular eshte ne pozicion me te avancuar ne raport me superioret. Kanini mandibular eshte ne pozicion me te avancuar ne raport me superioret. Mund te rezultoje me retroinklinim dentar maksilar ose proklinim dentar mandibular ose te dyja. Forma skeletike me ndryshime te raporteve te dhembeve qe rezultojne nga defekte te rritjes se maksiles dhe mandibules.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Kjo pyetje ka edhe skemë interaktive dhe ushtrime (plotëso boshllëqet, rendit hapat). Hapi në demon falas.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Ortodoncia →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.