Nderrimi i mjekut kurues. Si do te veproni ju praktikisht ne kete rast.
Mjeku stomatolog ka të drejtë të heqë dorë, apo të refuzojë vazhdimin e mjekimit të të sëmurit dhe të rekomandojë trajtimin e tij tek një mjek, apo institucion tjetër në këto raste:
a. Për arsye profesionale apo personale;
b. Kur i sëmuri, i aftë dhe i ndërgjegjshëm për të marrë vendime të pavaruara, humb besimin tek mjeku stomatolog;
c. Kur i sëmuri, i cili është koshient, sillet në mënyrë të pahijshme, bëhet brutal dhe kërcënues ndaj mjekut.
Edhe në këto raste, nëse i sëmuri përbën urgjencë mjekësore, mjeku e ka për detyrë t’i ofrojë ndihmën mjekësore deri në kapërcimin e situates, apo të ketë siguruar vazhdimin e trajtimit nga një mjek stomatolog tjetër.
Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.