Stoma 362
9

Dokumentimi i veprimeve mjekesore. Si do te veproni ju ne keto raste.

Të gjitha veprimet diagnostikuese e mjekuese që kryen në praktikën klinike në çdo lloj shërbimi dhe profili ambulator, spitalor, publik a privat, mjeku përshkruan (regjistron) dokumentat mjekësore të posaçme, të cilat ruhen e mirëmbahen në përputhje me dispozitat që aplikon institucioni shëndetësor, në kushtet e respektimit dhe të ruajtjes së sekretit profesional. Mjeku stomatolog e ka për detyrë të krijojë Dosjen (kartelën) klinike individuale të të sëmurit, e cila plotësohet dhe ruhet nën përgjegjësinë e mjekut kurues, si një dokument i rëndësishëm klinik, studimor-shkencor dhe juridik (mjeko-ligjor). Ai e ka për detyrë të përshkruajë në kartelën klinike qartë e kuptueshëm diagnozat, ekzaminimet dhe interpretimet e tyre, mjekimet dhe argumentat për çdo ndryshim që bën, si dhe konsultat mjekësore, që kryhen për të sëmurin e tij. Ne kartele duhet te jete dhe firma e pacientit, konsenti i tij per procedurat e kryera. Cdo procedure e kryer duhet shenuar ne kartelen e pacientit, ne regjistrin mjekesor te klinikes si dhe duhet te korrespondoje me nje kupon tatimor te prere per sherbimin e ofruar.

Përgjigjja është teksti i dokumentit “Pyetje me shtjellim”, fjalë për fjalë. Termat e theksuar janë ata që aplikacioni të kërkon t’i kujtosh në ushtrime.

Pyetje të tjera falas

Të gjitha pyetjet e kapitullit Etika & Legjislacioni →

Të gjitha 321 pyetjet, me skema dhe ushtrime

Stoma 362 ka përgjigjet e plota të çdo pyetjeje, 118 skema interaktive, ushtrime si në provim dhe simulim provimi me kohë. Në telefon dhe në kompjuter.